Fundi tragjik i shqiptarit, kërkohej nga familja… por e gjetën në pus

Fundi tragjik i shqiptarit, kërkohej nga familja… por e gjetën në pus

77
0
Shares

Një shëtitje në fshat rezultoi fatale për një 77-vjeçar me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Tuoro sul Trasimeno të Italisë. Viktima është Cin Nika.

77-vjeçari ishte i njohur në fshat. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian së bashku me gruan dhe tre fëmijët. Ai dilte zakonisht për peshkim dhe gjueti. Por dita e djeshme ishte tragjike.

Një pusetë e hapur dhe e mbuluar me barishte i mori jetën 77-vjeçarit. Sikurse raportojnë mediat italiane, shqiptari u rrëzua në 8 metra thellësi. Alarmi për zhdukjen e tij u dha në orën 01:00 të natës nga bashkëshortja.

Ajo lajmëroi policinë kur pa se bashkëshorti nuk ishte kthyer ende në shtëpi. Kërkimet zgjatën deri në orën 06:00, kur autoritetet gjetën pusin ku ishte rrëzuar Cin Nika dhe e nxorrën prej andej.

Mediat shkruajnë se puseta ishte në një pronë private dhe duhej të ishte e mbyllur. Hetimet kanë nisur për këtë ngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i 77-vjeçarit iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY