EMRI & FOTO/ Gjyqtari i Krimeve të Rënda kalon Vetting-un, konfirmohet në...

EMRI & FOTO/ Gjyqtari i Krimeve të Rënda kalon Vetting-un, konfirmohet në detyrë

78
0
Shares

Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003, i cili është pjesë e listës prioritare të Vetting-ut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor është konfirmuar ne detyre pasi ka kaluar Vetting-un. Vendimi është dhënë sot nga KPK, e cila ka deklaruar se gjyqtari konfirmohet ne detyre. Dje ai u paraqitur i vetëm pa avokat përballe Komisionit te Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo).

Sipas ILDKPKI subjekti nuk ka probleme me pasurinë. Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY