Rruga që po “rrjep” shqiptarët, edhe 3 milionë euro të tjera për...

Rruga që po “rrjep” shqiptarët, edhe 3 milionë euro të tjera për autostradën Tiranë – Elbasan

68
0
Shares

 3 milionë euro, do të kushtojnë punimet për lirimin dhe stabilizimin e rrëshqitjeve në aksin Tiranë-Elbasan.

Që prej muajit Dhjetor 2017, pas shirave të rrëmbyeshëm në dalje të tunelit të Krrabës nga ana e Elbasanit ka ndodhur një rrëshqitje shkëmbore me përmasa të ëmdha, e cila vijon të bllokojë rrugën dhe të vështirësojë kalimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur ditën e martë procedurat për tenderimin e punimeve, të cilat krahas pastrimit të masës shkëmbore, do të përfshijnë edhe marrjen e masave për stabilizimin e zonës me rrëshqitje në të ardhmen. Ndër këto masa janë vendosja e një rrjete metalike dhe mbjellja e barit, i cili të rritet dhe në shkëmb; ndërtimi i një kanali betoni për largimin e ujërave sipërfaqësore; krijimi i shkallëve; ndërtimi i drenazheve horizontale; ndërtimi i një muri me gabion nga ana e shpatit dhe pyllëzimi i zonave pranë rrëshqitjes.

Në total, koha e llogaritur për këto punime është rreth 4 muaj. Duke llogaritur edhe kohën që nevojitet për procedurën e tenderimit dhe shpalljes së fituesit, aksi pritet të hapet për trafikun e automjeteve jo më parë se muaji Janar i vitit 2019./scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY