Kryemadhi nuk mban dot lotët:Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Kryemadhi nuk mban dot lotët:Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

87
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer në lot pas homazheve që ka mbajtur në Kuvend në nderim të Luan Hajdaragës.

Ajo ka treguar se me Luanin është takuar që kur ishte fëmijë, dhe ai mbetet një nga njerëzit që e ka motivuar më së shumti.

Kryemadhi u shpreh se ai ishte një nga njerëzit më me humor brenda PS-së dhe që do tiu mungojë shumë të gjithë miqve dhe kolegëve të tij.

Më herët Kryemadhi shkroi:

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar. Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga/fax

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY