Droga e kapur dje në Lecce, Nishani: Krimi vazhdon, asnjë shpjegim nga...

Droga e kapur dje në Lecce, Nishani: Krimi vazhdon, asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare

77
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sasisë së 500 kg drogë që u kapën dje në Lecce të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani thekson se sërish në Itali u kap drogë, që vinte nga brigjet e ‘kontrolluara’ të Shqipërisë. Po ashtu ai theksoi se për këto sasi të kapura droge, nuk ka asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.

REAGIMI I NISHANIT
Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY