Vdekja e Hajdaragës, mesazhi modest i Edi Ramës dhe ngushëllimi i PD

Vdekja e Hajdaragës, mesazhi modest i Edi Ramës dhe ngushëllimi i PD

132
0
Shares

Ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës ka mërzitur shumëkënd por në tesktet e politikanëve mund të lexosh më shumë se sa dhimbja.

Kryeministri Edi rama e ka përcjellë humbjen e një prej drejtuesve të PS-së në vite me një dedikim modest.

“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

Pas ndarjes nga jeta ditën e sotme të ish-themeluesit të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga, një mesazh ngushëllimi vjen edhe nga PD.

“Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës, protagonist i zhvillimeve të së majtës shqiptare gjatë 28 viteve të fundit.

Hajdaraga ishte një kontribues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste.

Si nënkryetar i PS dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes apo zëvendësministër i jashtëm, Profesori i njohur i psikologjisë dha kontribut në normalizimin e jetës politike në vend, në zbatimin e një diplomacie pa ndikime partiake dhe mori pjesë aktive në aksionin mbarëkombëtar për zgjidhjen e krizës së të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, Partia Socialiste njërin nga ithtarët e evropianizimit të saj, kurse Partia Demokratike një kundërshtar të denjë politik,” shkruhet në mesazhin e PD.

Sic shihet ka një diferencë të madhe mes dy dedikimeve. Na fakt Luan Hajdaraga ka qenë gjithnjë kundërshtar i PD dhe në vitet kur ishte ministër ishte në qendër të akuzave të opozitës së atëhershme që drejtohej nga Berisha. Por PD nuk ëhstë kursyer për kontributin e tij.

Mesazhi i Ramës është i shpejtë, i gatshëm për të tilla raste, si për një cun lagje. Ka një diferencë të madhe mes PS tradicionale dhe Rilindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY