Kërcënoi se do vriste me armë 22-vjeçarin, arrestohet 18 vjecari(EMRI)

Kërcënoi se do vriste me armë 22-vjeçarin, arrestohet 18 vjecari(EMRI)

127
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 18-vjeçar pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një person.

“Ervis Halimi, 18 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, u ndalua nga policia pasi në fshatin Klos, për motive të dobëta ka kanosur për jetën shtetasin M.Ç, 22 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në ajër”, thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56 të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së shtetasit Ervis Halimi.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY