Gjykata Evropiane e Auditit tronditet me tenderat në Shqipëri: Jepen pa garë....

Gjykata Evropiane e Auditit tronditet me tenderat në Shqipëri: Jepen pa garë. Reagon edhe Tabaku

70
0
Shares

Të paktën 1 në tre tendera në Shqipëri është abuziv, sipas rezultateve të Gjykatës Europiane të Auditit. Gjetjet janë komentuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook ka ringritur akuzat për abuzime me tenderat në institucionet shqiptare.

“Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që denoncon me forcë: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht. Në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara”, thekson Tabaku.

“Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve. Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar. Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë,” shkruan ajo.

Gjykata Europiane e Auditit e komfirmon se 1 në 3 tendera jepen pa garë!Gjykata Europiane konfirmon ate qe opozita ka…

Publiée par Jorida Tabaku sur Lundi 30 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY