Barcelona zyrtarizon blerjen me të re, Malcom kryen sot vizitat mjekësore

Barcelona zyrtarizon blerjen me të re, Malcom kryen sot vizitat mjekësore

51
0
Shares

Ashtu siç edhe u përfol “rrëmbimi” i Malcom nga Barcelona përfundoi me sukses. Lojtari ishte nisur dje për të shkuar në Romë dhe për të firmosur kontratën me klubin italian por kërkesa e katalanasve duket se e ka joshur.

Braziliani arriti në Spanjë ku do të kryejë të mërkurën vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë , katalanasit do të paguajnë 50 milionë euro te klubi francez.

Kjo lëvizje vjen pasi Chelsea refuzoi 70 milionë euro të ofruara për Willian, duke kërkuar 85 milionë euro.

Malcom bëhet përforcimi i dytë i Barcelonës pas nënshkrimin me Klement Lenglet nga Sevilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY