Zihen për kullotat në fshat, 26 vjeçari plagos me thikë babë e...

Zihen për kullotat në fshat, 26 vjeçari plagos me thikë babë e bir

101
0
Shares

Janë plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta babë e bir.  Të dy  ndodheshin në kullotat e fshatit Buzkalemaj, kur shtetasi Bledar Salaj, 26 vjeç ka qëlluar me thikë ndaj të dyve duke i lënë të plagosur.

Raportohet se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj, ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj,  u bë arrestimi i shtetasit:

Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar –  Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” ,  pas një konflikti për motive të dobëta,   ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir),  banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj”  autori i  ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin  e  përshkallëzimit  të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve,  pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 79/dh e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY