Basha takon ministrin gjerman, diskutime rreth reformës në drejtësi

Basha takon ministrin gjerman, diskutime rreth reformës në drejtësi

55
0
Shares

Lulzim Basha u takua me ministrin gjerman të Shtetit ne Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth.

Ata diskutuan për një sër problematikash që e rrethojnë Shqipërinë, duke filluar që nga përmbushja e kushteve të vendosura Shqipërisë për hapjen e negociatave, që nga shteti ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit e deri tek drejtësia e pakapur politikisht.

Basha tha se me refuzimin që qeveria po i bën marrjes në konsideratë të kushteve te vendosura për Shqipërinë, rrezikon që edhe vitin tjetër vendit të mos i hapen negociatat.

Për këtë lideri i opozitës solli si shembull rastin e dy ministrave të brendshëm Tahiri e Xhafa dhe përdorimin e vetingut si mjet presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’u garantuar paprekshmërinë qeveritarëve të lidhur me krimin e të përfshirë në afera te mëdha korruptive, siç është edhe rasti i fundit me ligjin special për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Basha e njohu ministrin gjerman me 7 propozimet e opozitës për zgjidhjen e kolapsit të krijuar nga ndërhyrjet politike për kapjen e drejtësisë.

1.Respektimi i kushtetutës së miratuar me konsensus në korriku 2016, që do të thotë zhbërje e ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën.

2.Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm

3.Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-së.

4.Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

5.Zgjidhja urgjente e ngërçit për ngritjen sa më shpejt të KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës, që të zhbllokohet edhe krijimi i SPAK dhe BKH.

6.Ecuria kushtetuese dhe ligjore e procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancës, që ka sjellë deri tani një proces të deformuar.

7.Ngritja e një komisioni koordinimi i balancuar dhe i paanshëm për të mbikëqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë. Sipas parashikimeve kushtetuese duhet të ishte ngritur një më parë. jashtëm të KLGJ-së e KLP-së.

 

Për këto pika që ai i ofron si zgjidhje, Lulzim Basha siguroi Ministrin gjerman të Shtetit, përgjegjës për Europën, se opozita është e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha falenderoi Ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, duke i kërkuar mbështetjen  dhe angazhimin e Gjermanisë të cilat janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY