Fundjava e të nxehtit ‘afrikan’, suprizat e motit priten javës tjetër

Fundjava e të nxehtit ‘afrikan’, suprizat e motit priten javës tjetër

95
0
Shares

Meterologët parashikojnë temperatura të larta për fundjavën duke arritur deri në 38 gradë në hije. Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë vendin tonë. 

Duke bërë që temperaturat të jenë nga 5 deri në 7 gradë mbi maksimumin e muajit korrik, por megjithatë ne mbetemi në periferi të këtij të nxehti duke mos arritur deri në 40 gradë celsius. ”, thotë meteorologia Tanja Porja.

Nga e hëna sërish do të kemi ulje të temperaturave dhe vranësira shirash që do të vijojnë deri në mesin e javës duke shënuar kështu uljen e temperaturave me 4-5 gradë.

Nga e enjtja do të rriten sërish temperaturat, të cilat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius. Edhe 10-ditëshi i parë i gushtit do të ketë temperatura relativisht të larta, sipas meterologes.

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë periudhë meteorologët thonë se do të kenë mot të mirë dhe pse me temperatura që i kalojnë ato tipiket të këtyre muajve në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY