Emri/I priste me armë në dorë në kryqëzim, arrestohet i riu në...

Emri/I priste me armë në dorë në kryqëzim, arrestohet i riu në Fier

97
0
Shares

Me një armë tip pistoletë, 31 vjeçari nga Fieri kërcenonte 2 shtetas. Policia e Fierit e ka arrestuar Bushi Hatillarin i cili akuzohet për armëmbajtje pa lejë dhe kanosje ndaj shtatasve.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë  “ZASTAVA” së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” të parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY