Bizneset që morën tenderat më të rëndësishëm nga bashkitë, kryeson kompania Fusha...

Bizneset që morën tenderat më të rëndësishëm nga bashkitë, kryeson kompania Fusha shpk

589
0
Shares

Tenderat më të rëndësishëm në 61 bashki në Shqipëri vërtiten rreth kompanive më të fuqishme, nisur që nga Fusha shpk.

Sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike, renditen 50 subjekte ekonomike, të cilat në tre vitet e fundit kanë marrë vlerën më të lartë të tenderave nga Bashkitë.

Të dhënat përkojnë me tërësinë e kontratave të dala nga procesi i prokurimit publik për periudhën Korrik 2015 – Korrik 2018.

Në këtë hark kohor, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët: FUSHA shpk; G.PG. COMPANY SHPK; Salillari SHPK; ALKO-IMPEX GENERAL Constuction shpk; Vëllezërit Hysa shpk, Victoria Invest shpk etj.

Renditja kryesohet nga Fusha shpk, një shoqëri e cila në tenderat ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 36 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese. Vlera të ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese është tre pikë shtatëdhjetë e tetë miliard lekë (3 782 488 740 lekë). Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime të 3 Bashki të ndryshme. Konkretisht me bashki Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata. Fusha shpk na shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Rasti kur dy operator paraqiten si një ofertues në tender. Firma Fusha shpk ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi. Në rastin e këtyre kontratave nuk kemi të qartë vlerën e kontratës që kontraktohet drejtpërdrejt tek kjo shoqëri.

Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operator (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë : Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hostoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm. Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi (link këtu pasaportën e Fusha shpk).

Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka njëzet e dy kontrata ku është njoftuar fituese (pa bashkim operatorësh apo bashkëpunim me shoqëri të tjera) me një vlerë kontrate (oferte) pa TVSH prej një pikë shtatëdhjetë e shtatë miliard lekë (1 769 315 155 Lekë). Numri i bashkive ku G.P.G Company ka fituar kontrata është 14 dhe bashkitë janë Kukës; Mirditë; Tiranë; Kavajë; Peqin; Korçë; Tepelenë; Libohovë; Delvinë; Finiq dhe Konispol. Shoqëria ka fituar edhe kontrata të tjera por ato si pjesë e bashkimit të operatorëve. Bashkim operatorësh është rasti kur dy apo më shumë kompani kanë marrëveshje dhe konkurrojnë si një ofertues i vetëm. Shoqëritë me të cilat ka bashkëpunuar G.P.G Company janë Modeste shpk; B93 shpk; AD-Star shpk; Leon Konstruksion; Boshnjaku; Everest; R.S & M shpk; Xhimo & Kleo shpk etj. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1996.

Salillari është numri tre në renditjen BIG sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera, një numër prej 19 kontratash të cilat kanë vlerë pa TVSH prej një pikë pesëdhjetë e shtatë miliard Lekë (1 570 604 436 Lekë). Subjekti ka kontrata të fituara me tetë bashki e konkretisht: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata. Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar. Këto bashkëpunime janë me shoqëritë Vashtemia; Rosi: Buldings Construction etj.

Shoqëria që mban vendin e katërt është ALKO-IMPEXGeneral Construction me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë dyzet e pesë miliard lekë (1 458 696 237 Lekë). Kjo shoqëri ka 25 kontrata me 7 bashki të ndryshme. Në vendin e pestë renditet shoqëria Vëllezrit Hysa me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë tridhjetë e katër miliard lekë (1 340 306 952 Lekë). Këto kontrata janë lidhur me 8 njësi të ndryshme të qeverisjes vendore. Edhe shoqëria Vëllezërit Hysa ka një numër të madh kontratash të fituara duke marrë pjesë në tender si bashkim operatorësh me shoqëri të tjera biznesi. Pasaporta e kësaj shoqërie në portalin për Shoqëri Biznesi ka më shumë informacion pozicionin e saj si kontraktor pranë njësive të qeverisjes vendore.

Të dhënat nga Open Procurement Albania

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY