Plagosja me thikë në Vlorë, policia përgënjeshtron lajmin

Plagosja me thikë në Vlorë, policia përgënjeshtron lajmin

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në qytet, pranë poliklinikës.

Fillimisht u njoftua se ishte një sherr me thika mes disa të rinjve, por policia thotë se  personat janë plagosur nga xhamat e thyer të një dyqani.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sqarojmë se, pranë Poliklinikës nuk ka patur konflikt me mjete të ftohta prerëse.

Konkretisht:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:07, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, pranë poliklinikës shtetasit E. G., 31 vjeç, E. G., 24 vjeç, banues në Zhupan, Fier (vëllezër), janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Shtetasit gjatë konfliktit nuk kanë përdorur mjete prerëse mbi njëri-tjetrin por kanë marrë dëmtime të lehta, si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin ku janë konfliktuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit, shtetasit E. G., E. G., për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’, parashikuar nga neni 89 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY