Plagosi me armë xhaxhain e gruas moldave, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Plagosi me armë xhaxhain e gruas moldave, shqiptari vetëdorëzohet në polici

72
0
Shares

Endrit Memajt ishte shpallur në kërkim për 4 ditë  nga autoritetet italiane pasi qëlloi me armë xhaxhin e gruas së tij moldave.

Pas 67 orëve duke u konsultuar me avokatin e tij, ai u vetëdorëzua në polici të enjten e 19 korrikut. Mbi shqiptarin rëndon akuza vrasjes së mbetur në tentativë. Gjithashtu 29-vjeçari Memaj ka precedentë të mëparshëm penalë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Memaj nuk arriti të ikte jashtë Italisë, i mbaruan paratë dhe të gjitha kontaktet e tij ishin nën vëzhgimin e policisë. Kjo e detyroi 29-vjeçarin shqiptar të dorëzohej.

Ndërkohë 36-vjeçari i plagosur është i shtruar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Si kishte ndodhur ngjarja?

Mesnatën e së hënës, në shtëpinë e tij në Brugheria, në momentin e ngjarjes ishin gruaja e shqiptarit, e cila është moldave, xhaxhai i saj dhe gruaja e këtij të fundit.

Midis Memajt dhe bashkëshortes së tij kishte nisur një debat dhe xhaxhai kishte tentuar të ndërhynte.

Në këto momente, Memaj, nxori armën dhe qëlloi në bark 36-vjeçarin moldav. Menjëherë pas kësaj ai hipi në makinën Alfa Romeo, që është në pronësinë e vëllait të tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se deri më tani nuk kanë arritur ta zbulojnë se ku është arma e krimit, të cilën shqiptari e mbante në mënyrë të paligjshme./K.Balliu

Burimi: IL Giorno

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY