Liga evropiane/Zhgënjejnë Partizani dhe Flamurtari, largohen që në raundin e parë

Liga evropiane/Zhgënjejnë Partizani dhe Flamurtari, largohen që në raundin e parë

67
0
Shares

Partizani nuk arriti të kalojë në Slloveni. Ai u mposht me rezultatin 2-0 nga skuadra e Mariborit.Këtu përfundon ky sezon për Partizanin në Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega humbi 0-1 edhe në “Selman Stërmasi” javën e kaluar.

Gjithsesi në sfidën me Slloveninë, Partizani luajti shumë mirë vetëm 31 minuta lojë, kur Dervisevic arriti të kalojë në avantazh vendasit e Mariborit.

Të kuqtë goditën dy herë traversën, fillimisht me Atandën kur loja ishte me rezultatin  0-0 dhe më pas me Abdurrahimin në fund të ndeshjes.

Goli i dytë nga sllovenët u shënua në sekondat e fundit, nga ana e Tavares, i cili i dha edhe rezultatin 2-0 dhe kualifikimin me rezultatin total 3-0.

Nga ana tjetër, pas humbjes së 5-0 në Letoni ndaj Ventspilsit, Luftëtari zhvilloi një tjetër paraqitje jo aq shpresëdhënëse në “Elbasan Arena”, në sfidën që përfundoi në barazim 3-3.

Skuadra e drejtuar nga kroati Kostiç kali e para në avantazh me Shkurtajn, por letonezët përmbysën brenda 45-minutëshit të parë.

Në pjesën e dytë, Luftëtari erdhi fuqishëm duke u rikthyer sërish në avantazh, derisa në minutën e 93 skuadra e Ventspils shënoi golin e tretë dhe e la rezultatin përfundimtar me barazimin 3-3.

Kështu njësoj si Partizani dhe  Luftëtari i jep lamtumirën Europës që në raundin e parë, në këtë pjesëmarrje historike për gjirokastritët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY