“Conad”,Hetim paraprak tregut: Iu përcakton sasinë dhe çmimet marketeve

“Conad”,Hetim paraprak tregut: Iu përcakton sasinë dhe çmimet marketeve

214
0
Shares

Janë të paktën 40 markete në Shqipëri që tregtojnë markën “Conad” nga të cilat 11 administrohen nga shoqëria a “Food Trade” SHPK (ndërmarrje me ortak të përbashkët me “Conad Albania” SHPK), ndërsa pjesa tjetër e marketeve administrohen nëpërmjet kontratave “franchising” nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Pikërisht ky treg përbën edhe fokusin e radhës së Autoritetit të Konkurrencës I cili njoftoi se ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit të produkteve ushqimore të cilat mbartin markën “Conad” në Republikën e Shqipërisë, konkretisht ndaj ndërmarrjes “Conad Albania” SHPK.

Hetimi paraprak do të përfshirje periudhën 1 janar 2017 deri në 30 prill 2018 dhe do të dale më një raport pas të paktën 3 muajsh nga nisja e ketij hetimi.

Arsyeja e hetimit paraprak

Një kërkesë për informacion lidhur me sjelljen e supermarketeve që kanë pozitë dominuese ka bërë që Autoriteti i Konkurrencës të kryente në treg një monitorim. “Sekretariati i Autoritetit të Konkurencës, në zbatim të nenit 28, të Ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”- i ndryshuar, dhe duke marrrë shkas nga një kërkesë për informacion (RFI), në rrjetin OECD-GVH/RÇ, ku shkëmbehet eksperienca ndërkombëtare ndërmjet vendeve anëtare, ku ka pasur interesim lidhur me rastin ku rrjetet e supermarketeve kanë pozitë dominuese dhe mund të abuzojnë me pozitën dominuese, realizoi një monitorim në datë 10.5.2018 në rrjetin e supermarketeve “Conad”” thuhet në vendimin e Autoritetit.

Sipas të njëjtit vendim vlerësohet se nga monitorimi është konstatuar se rrjeti i supermarketeve “Conad”, funksionon nëpërmjet shoqërisë “Conad Albania” SHPK, si shoqëri qëndrore dhe si distributor i vetëm në Shqipëri për importin e tregtimin me shumicë të produkteve me markë “Conad” dhe sipas pretendimeve të përfaqësuesit të shoqërisë “Conad Albania SHPK” ka edhe një marrëveshje me shoqërinë italiane “Conad Adriatico Societa Cooperativa”, për të drejtën e markës “Conad”, reklamimin e produkteve si dhe mallrat/produktet që janë të detyrueshme për tu tregtuar nën këtë markë.

Duke analizuar supermarketet me varësi direkte nga Conad Albania por edhe ato që funksionojnë si “franchising” është konstatuar se edhe pse marketet veprojnë si entitete juridik të pavarur, vendimet në lidhje me sasinë, çmimin e shitjes dhe fushatat e marketingut përcaktohen vetëm nga shoqëria “Conad Albania” SHPK.

“Sjellja e ndërmarrjes “Conad Albania” SHPK, si shoqëri qëndrore dhe si distributor I vetëm në Shqipëri për importin e tregtimin me shumicë të produkteve me markë “Conad”, mund të përbëjë kufizim të konkurrencës bazuar në nenin 9 pika 2, të Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” (i ndryshuar)” thuhet në vendimin e Konkurrencës/Monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY