VIDEO/Shpërthen vullkani i ‘çmendur’ në Hawaii, merr përpara anijen me turistë

VIDEO/Shpërthen vullkani i ‘çmendur’ në Hawaii, merr përpara anijen me turistë

143
0
Shares

Një shpërthim i  llavës së vullkanit Kilauea kaloi nëpër çatinë e një anije turistike në Hawaii, duke plagosur së paku 22 vetë. 

Garda Kombëtare në Havai po paralajmëron për rreziqe të reja të menjëhershme për njerëzit që jetojnë pranë vullkanit të Kilauea pasi fillimit të shpërthimit që prej 2 vitesh.

Në të njëjtën kohë rrjedha e lavës po ndryshon skajin e ishullit dhe krijon qindra hektarë tokë të re ku dikur ishte oqeani. Ishulli është rritur me gati 700 hektarë, ekuivalenti i më shumë se 500 fushave të futbollit, raporton CBS News ‘Carter Evans.

Njerëzit po kërcënohen nga  nivelet e dioksidit të squfurit, zhvendosja e erës, kërcënimi i menjëhershëm nga lava”, tha Kapiteni Darren Taylor i Gardës Kombëtare të Havaiut.

Pasagjerët në anijen turistike bërtitën dhe u tmerruan duke thënë se “kjo është shfaqjamë e madhe” kur erupcioni ka ndodhur.”

Lava goditi oqeanin duke krijuar avull dhe re. Zyrtarë Hawaiian thanë se disa njerëz u dërguan në spital.

Nga të plagosurit, katër janë marrë nga ambulanca, një i plagosur është më rëndë me një femur të thyer”, thanë zyrtarët e qarkut të Hawaiit në një deklaratë.

Shumica e udhëtarëve të lënduar kishin lëndime sipërfaqësore dhe u trajtuan me mbërritjen në portin Wailoa në Hilo.

Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Havait tha se një hetim ishte duke u zhvilluar dhe do të shqyrtoheshin raportet fillestare pse varkam turistike kishte humbur dhe kishte dalë jashtë zonës së sigurisë të Rojeve Bregdetare të SHBA-së.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë dhe shpërthimi i tij ka shkatërruar qindra shtëpi duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen. Javën e kaluar, shkencëtarët e Studimit Gjeologjik të SHBA thanë se rrjedha e llavës kishte krijuar një ishull të ri të vogël./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY