Shkrumbohet makina në Elbasan, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Shkrumbohet makina në Elbasan, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

119
0
Shares
Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” rreth orës 04:20. Automjeti i djegur është një “BMW” me targë AA 099 OJ në pronësi të shtetasit me inicialet L.Ç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 04:20, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “BMV” , me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit L.Ç , 40 vjeç , banues në lagjen “Qemal Stafa”Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Vijon ende puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY