Gjykata rrëzon Erion Veliajn, 5 fshatrat fitojnë të drejtën e tyre

Gjykata rrëzon Erion Veliajn, 5 fshatrat fitojnë të drejtën e tyre

105
0
Shares

5 fshatra të Tiranës kanë shënuar sot në Gjykatën Adminstrative fitoren e tyre ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Fax News, Gjykata vendosi sot në favor të banorëve, që të pezullohet puna e fabrikës për prodhimin e asfaltobetonit, që shkaktonte një dëm të konsiderueshëm në zonën përrreth.

Banorët shprehen të kënaqur me këtë vendim, ndërsa avokati Altin Goxhaj thotë se beteja ligjore do të vijojë deri ne bllokimin e plotë të punimeve të kësaj fabrike.

Rreth 12 mijë banorë të kësaj zone kur ndizet kjo fabrikë, thonë se vendi mbushet me tym dhe me erë të keqe. Fabrika nuk ka Lejen Mjedisore, por ka prova filmike që nga oxhaku del tym.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY