Foto/Meta dekoron Presidenten kroate me medaljen ”Flamuri Kombëtar”

Foto/Meta dekoron Presidenten kroate me medaljen ”Flamuri Kombëtar”

81
0
Shares

Presidenti Ilir Meta dekoron me Medaljen më të lartë të Shqipërisë ”Flamuri Kombëtar”, Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç.

‘I gëzuar që dekorova Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç me Medaljen më të lartë të Shqipërisë “Flamuri Kombëtar”. Mirënjohje për mbështetjen e saj dhe të Kroacisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fat që kemi miq të tillë të mirë” shkruan Meta

Ashtu siç raportuam dy ditë më parë, në planin e vizitave të saj, presidentja kroate do të takonte dhe presidentin e Shqipërisë, zotin Ilir Meta.

Ilir Meta e ka mirëpritur presidenten ditën e djeshme në një takim të dy presidencave duke folur pozitivisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

”I nderuar të mirëpres Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç. Lidhje të forta historike të miqësisë mes dy kombeve dhe marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Të angazhuar për ti ngritur ato në nivel partneriteti strategjik dhe për bashkëpunimin rajonal. Falenderojë Kroacinë për mbështetjen në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian” ka shkruar Presidenti në faqen e tij zyrtare.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY