DETAJE/Blinin vajzat për prostitucion, zbulohet banda shqiptaro-rumune në Itali

DETAJE/Blinin vajzat për prostitucion, zbulohet banda shqiptaro-rumune në Itali

163
0
Shares

Një organizatë shqiptaro-rumune ka rënë në prangat e policisë italiane. 5 persona të paktën janë arrestuar dhe 14 të tjerë janë ende në kërkim dhe hetim. Organizata kryente veprime të jashtëligjshme, ku kryesisht merrej me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion.

Policia italiane ka arritur të arrestojë disa shqiptarë. Në pranga janë vënë shtetasit:
-Dashnor Ilmica, 31 vjeç (shqiptar), i arrestuar 14 Korrikun e shkuar në provincën e Rovigo-s,
-Gentian Bregu, 35 vjeç (shqiptar),
-Romeo Costel Iordache (rumun) 28 vjeç,
-Idriz Merdita (shqiptar) 28 vjeç, i dëbuar më pas nga territori italian me urdhër të autoriteteve atje.
-Në arrest shtëpiak është vënë italiania 33 vjeçe Pamela Balsamo e cila ishte bashkëpunëtore e grupit.

Rumuni Romeo Costel Iordache dhe shqiptari Gentian Bregu cilësohen nga hetuesit si “kokat” e grupit. Ajo çka është e habitshme, është fakti se këto vajza bliheshin me dëshirën dhe lejën e prindërve të tyre.

Mediat italiane janq ato që shkruajnë për grupin që rekrutonte vajza edhe duke i blerë te prindërit.Këtë gjë ato e kanë zbuluar në përgjime ku kanë dëgjuar se babai i njërës prej vajzave i thotë trafikantit “thyeja njërin krah vajzës nëse sillet keq”.

Ndërkohë, në një tjetër përgjim, vajza dëgjohet duke i thënë të atit se “më shite me çmimin e një makine”. Vajzat që shfrytëzoheshin ishin kryesisht nga Rumania, dhe ishin të moshës nga 20 deri në 40-vjeçe.

Ato punonin në rrugë për organizata kishte edhe ambjente ku ushtrohej aktiviteti.
Kjo bandë, veç shfrytëzimit të prostitucionit merrej edhe me shpërndarje droge, grabitje, zhvatje dhe trafik klandestinësh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY