Qeveria ‘u tërhoq’ nga teatri, nuk pret dekretin e Presidentit për ligjin...

Qeveria ‘u tërhoq’ nga teatri, nuk pret dekretin e Presidentit për ligjin e teatrit

107
0
Shares

Presidenti duhet të vendosë për kthimin ose jo të ligjit për shembjen e teatrit në Parlament në një afat deri më 30 korrik, por parlamenti e mbyll sesionin të hënën, në 23 korrik.

Pikërisht kjo ka  qënë dhe arsyeja pse në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja demokrate e Komisionit Jorida Tabaku foli ashpër për qeverinë. Ajo tha se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit.

Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, tha Tabaku, e cila i kërkoi qeverisë që, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, “pas pushimeve të gushtit, t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Sipas PD, vendimi i qeverisë për të mbyllur Parlamentin pa pritur dekretin e Presidentit vjen pas denoncimeve të opozitës se pas ligjit të teatrit, prej të cilit Edi Rama përfiton 205 milionë Euro, fshihen aferat korruptive ku pastrohen paratë e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY