Nuk deklaroi heqjen e vizave amerikane, shkarkohet nga detyra gjyqtari

Nuk deklaroi heqjen e vizave amerikane, shkarkohet nga detyra gjyqtari

82
0
Shares

Është shkarkuar nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Komisionit të Pavarur të kualifikimit.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, pas seancës dëgjimore ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Artan Zeneli kandidoi më herët për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zeneli nuk deklaroi refuzimin dy herë rresht të dhënies së vizës amerikane. Por gjykatësi i ka sqaruar në dëgjesë  se ai kishte pasur dy viza dhe kur kishte plotësuar formularin i ishte hequr vetëm ajo turistike.

Nga kontrolli aritmetik e logjik bërë nga BIRN, në deklaratat e Artan Zenelit ka disa vlera që nuk përputhen.

Për shembull, në deklaratën e vitit 2010, 3 milionë lekë pasuri nuk mund të justifikohen me të ardhurat e çiftit Zeneli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY