Memaliaj, plagosi me thikë të atin, arrestohet kryeplaku i fshatit

Memaliaj, plagosi me thikë të atin, arrestohet kryeplaku i fshatit

94
0
Shares

Policia e Memaliajt ka arrestuar kryeplakun e fshatit Zhapokikë Altion Caca 30 vjeç, pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur sot (18 korrik) rreth orës 15:00 në banesën e tij në fshat.

Sipas policisë goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.

Policia thotë se aktin e tentativës për vrasje ndaj të atit te vet, Caca  e ka kryer në kushtet e depresionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY