Kosova pret lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Kosova pret lajmin e madh për liberalizimin e vizave

53
0
Shares

Komisioni Evropian pritet të dalë sot me përfundimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizim vizash.

Express shkruan se një veprim i tillë i Komisionit Evropian ishte pritur shumë më herët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi do të takohen sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Krerët institucionalë të Kosovës do të takohen me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, me të cilën do të diskutojnë për çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë, për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Kujtojmë se Kosova me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Kusht tjetër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen ishte edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, aspekt në të cilin Kosova edhe sipas raportit të progresit ka arritur përparime.

“Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vie fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit”, ka shkruar Pacolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY