Deputeti i PD tregon mënyrat se si i pastron paratë qeveria Rama

Deputeti i PD tregon mënyrat se si i pastron paratë qeveria Rama

111
0
Shares

Tre janë mënyrat me të cilat qeveria po pastron paratë e pista, forma të cilat i ka rreshtuar këtë të mërkurë deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima.

I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Mima shprehet se qeveria e të majtëve po i prastron paratë me lejet e ndërtimit, që kanë një rritje prej thuajse 300%, industrinë e lojërave të fatit dhe përmes aktiviteteve që janë “pa taksa”.

“Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit është gati 300% tregon që ka një presion për ta rritur këtë aktivitet.

Aktiviteti i dytë janë lojrat e fatit, sot numërohen rreth 4000 por do ketë dhe të tjera që s’janë deklaruar.

Po ashtu edhe aktivitetet që qeveria përpiqet t’i largojë nga taksat. Se kështu shmangin prezencën e organeve hetues,” tha Mima.

Deputeti Mima ka shtuar gjithashtu se qeveria po rrit në mënyrë të frikshme varfërinë tek qytetarët.

“Opozita gjithnjë kryen një punë të mirë, pasi ka krimbin e dyshimit. Kur ne kemi ikur nga pushteti kanë qenë 450 mijë vetë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor, por janë shtuar 300 mijë thotë qeveria. I bie që të ardhurat të rriteshin me gjysmat e tyre, rritja është 3-4%, pra ka tregues që të bëjnë të dyshosh. Besoj që ekonomia shqiptare është në prag recensioni, jo në prag të krize por të një stanjacioni. Kjo sjell rritje të fukarallëkut, të skamjes, e nivelit më të ulët. Varfëria po rritet me hapa të frikshëm,” tha deputeti

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY