Konkurrenca e pandershme detyron kompaninë gjermane Meggle të largohet nga Shqipëria

Konkurrenca e pandershme detyron kompaninë gjermane Meggle të largohet nga Shqipëria

139
0
Shares

Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria. Tashmë godina është blerë nga një tjetër kompani.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LSI Përparim Spahiu i cili duke cituar dhe revistën monitor, e cila rendit arsyet e largimit të kompanisë gjermane, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu shkruan për largimin e investitorëve.

Reagimi i plotë i Përparim Spahiut:

 Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria.

“Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme nga ana tjetër e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë Meggle në Shqipëri”, citon Monitor.al.

Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj.

Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të.

Duhet ta dimë që nëse ka të rinj që duan të investojnë në Shqipëri, i lexojnë lajmet më me kujdes se çdo kush tjetër.

Arsyet e daljes së Meggle nga tregu

Burimet nga kompania patën pohuar në momentin që fabrika pushoi aktivitetin se, humbja ndër vite kishte qenë sistematike. Arsyeja kryesore duket se ishte konkurrenca e pandershme. Meggle blinte qumësht cilësor te furnitorët me 50 lekë për litër, ndërsa kompanitë e tjera e grumbullonin jo më shumë se 30 lekë për litër, duke mosrespektuar standardin.

Në këtë mënyrë, Meggle e ka pasur të pamundur të përballojë kostot duke ofruar çmime konkurruese.

Sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në QKR, kompania në vitin 2012 realizoi të ardhura nga shitjet 379 milionë lekë, me një rënie 20% në krahasim me vitin 2011. Tkurrja e qarkullimit vjetor vijoi dhe në 2013-n, me një rënie prej 16%. Pavarësisht se kompania kishte shitjet më të mëdha në këtë periudhë në krahasim me operatorët e tjerë të tregut nuk ka pasur rezultate pozitive, pasi këto të ardhura nuk kanë mbuluar kostot. Në vitin 2012, kostot e prodhimit ishin 421 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ishin 379 milionë lekë. Humbjet vjetore të kompanisë i kanë kaluar të 2 milionë dollarët. Më vonë në vitin 2013, humbjet e kompanisë u thelluan edhe më shumë për shkak të prishjes së imazhit nga pretendimet e autoriteteve të Kosovës se, qumështi Fast që prodhohej nga Meggle në Shqipëri, kishte Aflatoksinë. Këto ngjarje e bënë të pamundur aktivitetin e kompanisë në Shqipëri. Meggle ofronte produktet e qumështit UHT, djathë dhe produkte të ndryshme të fermentuara si krem, kos, gjalpë, të cilat janë prodhuar nga qumështi shqiptar.

Në një vrojtim të posaçëm për industrinë e qumështit që bëri Këshilli i Investimeve vitin e kaluar vërejti se sektori është zhytur thellë në informalitet. Studimi gjeti se, qumështi grumbullohet dhe tregtohet 65% në të zezë. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara.

Në të gjithë zinxhirin e industrisë së përpunimit të qumështit ka aktorë që operojnë në mënyrë informale, pa pasur NIPT-in dhe pa lëshuar fatura me TVSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY