Vlorë/Italianit i sekuestrohen 293 mijë euro, dyshimet e policisë

Vlorë/Italianit i sekuestrohen 293 mijë euro, dyshimet e policisë

99
0
Shares

Janë sekuestruar rreth 293.000 euro nga policia e Vlorës. Kjo sasi e madhe parash mendohet se është pjesë e një veprimtarie kriminale.

Janë pare mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L dhe nga sekuestro preventive në këto 4 llogari janë mbledhur këto para.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon evidentimi i aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 293.000 Euro, të dyshuara nga veprimtari kriminale.

Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY