GREQI/Vetvrasja e shqiptarit, shkrim dore në shqip me përmbajtje erotike

GREQI/Vetvrasja e shqiptarit, shkrim dore në shqip me përmbajtje erotike

205
0
Shares

Çështjet sentimentale qëndrojnë pas vetëvrasjes së 22-vjeçarit shqiptar në Greqi. Ky konkluzion konfirmohet nga mjeku ligjor për 22-vjeçarin, i cili u gjet disa ditë më parë i vdekur në një plazh në Hania. I riu shqiptar u gjet i vdekur në zonën Koum Kapi nën Villa Koundouros.

Sipas medias greke zarpanews.gr, pranë trupit të pajetë të të riut të pafat u gjet në dorën e tij një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.

Sipas mjekut ligjor, i cili ka kryer autopsinë në trupin e të 22-vjeçarit, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e një shkëmbi, ndërkohë që është përjashtuar mundësinë e krimit.

Sipas policisë kanë qenë tregtarë të dyqaneve të plazhit në Hania ata që kanë njoftuar për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY