Dibër/Qëlluan me armë pronarin e banesës teksa vidhnin, arrestohen hajdutët

Dibër/Qëlluan me armë pronarin e banesës teksa vidhnin, arrestohen hajdutët

146
0
Shares

2 shtetas nga qyteti i Dibrës tentuan të grabisnin me armë zjarri duke plagosur dhe të zotin e banesës. Sot ata janë vënë në prangat e policisë në një kohë rekord.

Geatano Hasi dhe  Ilir Shini të dy banues në fshatin Brest i Poshtëm, u arrestuan në flagrancë. Të dy shtetasit kishin kohë që bashkëpunonin për vjedhje të tilla dhe kanë pasur mjete të tilla si armë, jelek antiplumbi, fishekë dhe plumba.

 Njoftimi i plotë

Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.

Falë reagimit të shpejtë e profesional identifikohen dhe arrestohen në flagrancë autorët e dyshuar.

Sekuestrohet arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional, dhe hetimeve intensive të kryera, bënë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:

Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”)

Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale “Vjedhje me armë” , kryer në bashkëpunim”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

DibërZbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.Falë reagimit të shpejtë e profesional identifikohen dhe arrestohen në flagrancë autorët e dyshuarSekuestrohet arma e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorëtStrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional, dhe hetimeve intensive të kryera, bënë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës ndodhur me datë 15.07.2018, në fshatin Brezhdan, ku mbeti i plagosur me armë i zoti i banesës.Në përfundim të veprimeve të kryera janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”)Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale “Vjedhje me armë” , kryer në bashkëpunim”).Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 16 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY