“Der Spiegel” detaje të reja nga mbledhja e Natos/ Trump lavdëroi vetëm...

“Der Spiegel” detaje të reja nga mbledhja e Natos/ Trump lavdëroi vetëm Shqipërinë

87
0
Shares

Situata e tensionuar në samitin e NATO-s, në veçanti obsesioni i Donald Trump për të sulmuar Gjermaninë dhe Angela Merkelin janë raportuar me detaje në një shkrim të Der Spiegel, që publikon informacione dhe citime nga mbledhja e ngushtë e liderëve të NATO-s.

Kryesisht shkrimi i Der Spiegel përqëndrohet tek presioni dhe kërcënimet e Trump ndaj Gjermanisë, që sipas tij nuk kontribuon sa duhet në aleancë, dhe që ndërkohë vazhdon furnizohet me gaz nga Rusia.

Por ndërsa përshkruan fiksimin e Trump për ta kompleksuar Merkelin me kërkesë llogarie dhe duke i vendosur afate për rritjen e shpenzimeve, Der Spiegel zbulon një moment të sikletshëm, ku u gjend kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samit.

Trump kishte lavdëruar Shqipërinë në fjalimin e tij dhe Rama për të mos mërzitur Merkelin, kishte nxituar te ajo gjatë pushimit.

“Ndërkohë, ishte bërë mesditë, shkruan Der Spiegel, dhe kishte ardhur koha që të flisnin edhe vendet më të vogla të NATO-s. Ata u rreshtuan me Merkel. Gjatë pushimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ngjit tek Kancalarja Merkel. Vendi i tij ishte i vetmi që ishte veçuar në lëvdatat e Trump, por ai nuk donte të linte përshtypjen se Shqipëria në një mënyrë apo tjetër, ishte bërë nxënësi i dalluar i Trump” shkruan Der Spiegel.

Ky paragraf është pjesë e një shkrimi të gjatë për atë që ndodhi në Samitin e fundit të NATO-s, ku Rama u shfaq si në shoqërinë e Merkel, ashtu dhe duke biseduar një moment me Donald Trump. Të vetmit që nuk arriti t’ia tërheqë vëmëndjen, aq sa u pa në filmime, ishte presidenti i Francës, Emanuel Makron./Lapsi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY