VIDEO/Vajza e vogël përjeton tmerr në Sarandë, bie në gropën e ashensorit

VIDEO/Vajza e vogël përjeton tmerr në Sarandë, bie në gropën e ashensorit

65
0
Shares

Një vajzë e rë në moshë ka përjetuar tmerr këtë të dielë në qytetin e Sarandës, pasi aksidentalisht ka rënë në hapësirën e pallatit që është e dedikuar për lëvizjen e ashensorit.

Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lirojnë të renë nga tmerri dhe dhimbjet.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një pallat 7 katësh, i ndërtuar prej vitesh tashmë por që nuk ka një ashensor funksional. Madje edhe hyrja e pallatit, nuk është e ndriçuar sa duhet, ndërsa në zbrazëtirën e vendit ku qëndron ashensori nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese apo ndonjë gardh që të parandalojë aksidentet.

Vajza në video duket teksa qëndron e shtrirë në fund të gropës së ashensorit dhe kërkon ndihmë. E reja shprehet se po i del gjak nga veshi.

Vajza, e paidentifikuar në emër, është përcjellë më pas në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime që mund t’i rrezikojnë jetën.g-e

Video është publikuar nga SarandaWeb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY