VIDEO/U përlesh me grabitësit, krahu i dibranit bëhet copash dhe kullon gjak

VIDEO/U përlesh me grabitësit, krahu i dibranit bëhet copash dhe kullon gjak

243
0
Shares

Për disa minuta Arsen Selishta, 30 vjeç është përleshur me grabitësit, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij.

Ndërsa e gjithë familja është alarmuar dhe kanë njoftuar policinë, grabitësit janë arratisur duke lënë pas të riun e plagosur.

“BalkanËeb” ka siguruar pamjet e vendit të ngjarjes pak minuta pas përleshjes. Gjithandej ka gjak, në shtrat çarçafët, në tokë pellg gjaku e më pas plaga e hapur në krahun e të riut rikrijojnë të gjithë skenën e ngjarjes së ndodhur në banesën e familjes Selishta në Dibër. Arsen Selishta mbeti i plagosur me tre plumba dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend ka shkuar drejtori i Policisë së Qarkut Dibër Edmond Tarkaj me gjithë grupin hetimor, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e krimit.

Pamjet jane publikuar nga News24. KUJDES, PAMJE TE RENDA

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY