Shkodër/Qëllohet për vdekje çifti brenda në makinë, shpëton fëmija 1 vjeç (Detaje)

Shkodër/Qëllohet për vdekje çifti brenda në makinë, shpëton fëmija 1 vjeç (Detaje)

131
0
Shares

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm. Një çift është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë sapo ata po parkonin. Sipas informacioneve të deritanishme, Berhan Bërçama është identifikuar si viktima e parë rreth 30 vjeç, i cili ka qënë efektiv policie në Pukë.

Viktima tjetër është bashkëjetuesja e tij. Të dy janë vrarë me pistoletë. Policia raporton se në makinë janë gjetur 25 gëzhoja.

Policia ka gjetur fëmijën e tyre të gjallë. Ai ndodhej në prehërin e mamasë së tij që kishte ndërruar jetë nga plumbat.Fëmija i çiftit Berhan Bërçama ka shpëtuar, nuk ka pësuar dëmtime. Ai është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Sipas të dhënave, Breçani kishte dhënë dorëheqjen disa muaj më parë nga policia.Ai kishte qenë nje periudhë kohe në emigrim, kishte kërkuar azil në Francë, por që nuk i ishte dhënë. Më pas ai ishte kthyer në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Naim Gjylbegu në orën 6:40 të së dielës së sotme.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Viktima kishte qe prej nisjes se vettingut qe kishte lene policine e shtetit. Mesohet se Bercama kishte qene nje periudhe kohe ne emigrim. Femija 1 vjec qe ka qene ne makine dhe eshte marre nga ambulanca dhe ndodhet ne spital. Pa pasoja

Publiée par Shkodra.news sur Samedi 14 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY