Peshkopi, 29-vjeçari plagoset me armë, kërkoi të ndalonte grabitësit

Peshkopi, 29-vjeçari plagoset me armë, kërkoi të ndalonte grabitësit

83
0
Shares

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Brezhdan të Peshkopisë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 29 vjeçari E.S, djali i shtëpisë.

“Më datë 14.07.2018, rreth orës  04.00, në banesën e shtetasit A.S,  në fshatin Brezhdan dyshohet se janë futur dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë lekësh dhe një aparat celular. Autorët  dyshohet se  kanë  plagosur me armë zjarri në pjesën e dorës, shtetasin E.S, 29 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë është larguar për në banesë”, thotë policia.

Policia e Dibrës sapo  ka marrë informacion  kanë shkuar menjëherë shërbimet dhe si rezultat i veprimeve të shpejta   janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që dyshohet se  kanë dijeni  apo lidhje me këtë ngjarje, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY