Mungesa e vrojtuesëve në det/8 të mbytur deri tani,kryeministri reklamon kullat inekzistente

Mungesa e vrojtuesëve në det/8 të mbytur deri tani,kryeministri reklamon kullat inekzistente

95
0
Shares

Nuk kanë qënë të pakta rastet e mbytjeve në bregdetet shqiptare. Bilanci i viktimave shtohet fundjavë për fundjavë dhe ndërkohë qetësisht priten lajmet për raste të tilla nga institucionet.

Duket qartë mungesa e kullave të vrojtimit ashtu siç ligji e thotë, në çdo 200m ose 250 m nga një kullë vrojtimi. Përpos kësaj, as ato pak kulla që ndodhen nuk plotësojnë kriteret e të qënit kulla, ku personave (vrojtuesit) që duhet të trajnohen për atë punë, iu mungojnë pajisjet e shpëtimit dhe ekspertiza e duhur.

Madje vlen të kujtohet dhe një rast, ku një i ri i cili rrezikoi të mbytej në plazhin e Durrësit u shpëtua nga qytetarët dhe turistët, pasi roja bregdetare mungonte.

Kur situata është shqetësuese, me njerëz viktimë e pasigurisë në det, cilësisë së sigurisë së munguar , nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama e nis ditën në rrjetet sociale me publikimin e disa fotove ku duken sipas tij dhe rojet e kullave bregdetare në detyrë.

Sipas Ramës  situata në të gjithë vendin nuk është perfekte, por nga Velipoja në Sarandë ka përmirësim të gjendjes.

Ja çfarë shkruan kryeministri:

Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë. Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren”,- shkruan Rama.

Ky nuk është momenti për të bërë propagandë politike nga kryeministri. Propaganda nuk i mbulon rastet e humbjeve të jetës për shkak të mungesës së sigurisë në plazhe shtohen dita ditës./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY