Zbulohen prova të reja për çështjen ‘Tahiri’, zgjaten hetimet

Zbulohen prova të reja për çështjen ‘Tahiri’, zgjaten hetimet

72
0
Shares

Prokuroria ka zgjatur hetimet edhe me 3 muaj për Tahirin. Kjo për shkak se kanë dalë detaje të reja në lidhje me hetimet që po bëhen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces.

Por, grupi i hetimit, kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. Momenti që e implikon në këtë pikë ish-ministrin, është fakti se skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali nga vetë Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania.

Deri më tani, Saimir Tahiri i ka fituar betejat me gjykatat, njëherë kur ja doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Apelin ta lirojë nga arresti shtëpiak. Ndalesa e radhës pritet të jetë gjykata e Lartë, në sirtarët e së cilës dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, presin për t’u shqyrtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY