Vizita e kryeministrit në Tepelenë/’Na ngushëlloni me vizatime foshnjarake 3D, po kanabisi...

Vizita e kryeministrit në Tepelenë/’Na ngushëlloni me vizatime foshnjarake 3D, po kanabisi si ecën’..

83
0
Shares

Kryeministri Rama ndodhet sot në Tepelënë për të prezantuar projektin e punimeve në Tepelenë. Ai publikoi këtë mëngjes një video 3D ku prezantonte fillimin e punimeve për By Pass-in e Tepelenës.

Por ka reaguar deputeti i PD, Tritan Shehu. Sipas tij ky nuk është një Bypass, madje milionat euro të harxhuara kanë shkuar dëm pasi janë përdorur vetëm për disa riparime te rutullimit ekzistues te Sheshi Ali Pasha dhe për të veshur disa trotuare.

Reagimi i plotë:

Kryeministri yne « surealist » kerkon qe shqiptaret ta shikojne Shqiperine, Tepelenen, Gjirokastren vetem nepermjet syzave te tij 3D!

Mbasi publikuat sot ne fb tuaj nje vizatim foshnjarak ne 3D per te ashtuquajturin « by pass » te Tepelenes, jeni rruges duke shkuar vete aty per te mashtruar njerrezit…

Nje By pass ky qe vetem By pass nuk eshte.

Kerkoni te harxhoni shume miliona Euro per disa riparime te rutullimit ekzistues te Sheshi Ali Pasha, per disa troture poshte Kalase, qe vetem riparim u duhet, per nje « riveshje » te rruges 2 km e veshje me peme te saj, kur aty peme ka me shumice etj si keto.

Ky qenka By Pass i Tepelenes i shpallur me shume zhurme nga ju disa muaj me pare, punimet e te cilit do fillonin prej kohesh!!!

Po rruga Kardhiq- Delvine ku eshte, e keni deklaruar disa here ne 3 D?!

Dicka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe per ate By Pass te vertete aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Se paku na ngushelloni me 3 D!

Dhe se fundi, gjate festes se sotme qe do keni me Termetin, pyeteni ate se si po ecen tashti kultivimi masiv i Kanabisit, prej Tepelene ne Vlore, duhet te jete mire i informuar, e  ka per detyre edhe sipas ligjit.

Videoja e kryeministrit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155955514886523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY