Regjisori shqiptar në Amerikë ndërron jetë, njihuni me Stan Dragotin

Regjisori shqiptar në Amerikë ndërron jetë, njihuni me Stan Dragotin

453
0
Shares

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Los Angelos të Kalifornisë, artisti i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e Stan Dragotit është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë.

I lindur më 4 tetor 1932 në New York City, Stan Dragoti njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Dragoti ka realizuar disa filma në Hollywood, në vitet 60-70 kur ishte një nga yjet e kinematografisë amerikane, mirëpo, suksesi i madh në fushën e reklamave sidomos fushata “I love New York”, solli një zhvendosje të angazhimeve të tij, shkruan intv, në një mënyrë që as e kishte parashikuar e as nuk e kishte dashur.

Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive.

Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prindërit. Që në moshën 7-vjeçare filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Ishin këto zanafillat të cilat e çuan ëndrrën e tij realitet, shkruan intv. Mbaroi njëkohësisht kolegjin në “Cooper Union” Neë York dhe shkollën e arteve vizuale. Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanisë së tij.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë ish-kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY