(Foto+Video)Incidentet e Trump shkaktojnë ‘të qeshura’, ja si shkel protokollin gjatë takimit...

(Foto+Video)Incidentet e Trump shkaktojnë ‘të qeshura’, ja si shkel protokollin gjatë takimit me mbretëreshën

113
0
Shares

Donald Trump me siguri dukej shumë i kënaqur që u takua dje me Mbretëreshën. Buzëqeshja e gjerë e Presidentit amerikan sinjalizonte sa shumë po kënaqej duke pasur qilimin e kuq të mbështjellë të shtruar për të.

Ai madje kaloi më shumë kohë me Mbretëreshën se sa priste: pas gjithë shkëlqimit dhe ceremonisë së mirëseardhjes, ai duhej të kishte ndenjur 30 minuta, por në vend të kësaj zgjati 48 minuta.

Por përpara kësaj, Trumpi nuk i shmangi dot disa incidente. Gjërat nuk shkuan mirë që në fillim kur presidenti amerikan e  la 92-vjeçaren që të priste për gati 15 minuta në pikë të nxehtit.

Mbretëresha, që dukej e pakënaqur me vonesën e tij, është kapur nga kamerat duke e shikuar dy-tri herë orën e saj derisa priste çiftin Trump, transmeton Koha.net.
Pasi arriti me vonesë, Trumpi shkeli edhe një tjetër rregull kur refuzoi të përkulej para Mbretëreshës Elizabeth II dhe i foli për dore, ashtu siç vepron me të gjithë të tjerët, por fatmirësisht për Mbretëreshën ai nuk përdori shtrëngimin e fuqishëm të duarve.
Trump para se t’i bënte këto dy shkelje, bëri edhe një shkelje të protokollit gjatë parakalimit para gardës së nderit. Në video për dy herë shihet që nuk di se në cilën anë të ecte, duke e lënë pas vetes Mbretëreshën.

Ka pasur shumë spekulime se si z. Trump, i cili është i famshëm për të thënë dhe vepruar saktësisht se si ai i pëlqen, mund të përballen me etiketën dhe protokollin e takimit të Mbretëreshës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY