Bujar Asqeriu ndërron mendje, kërkon që teatri të prishet/”Aty më vdiqën shokët”

Bujar Asqeriu ndërron mendje, kërkon që teatri të prishet/”Aty më vdiqën shokët”

375
0
Shares

Në shkurt, gjatë një përballje mes artistëve që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Bujar Asqeriu iu drejtua ministres me këto fjalë:

“Duajeni Teatrin zonja Ministre, nuk bëhet me po***ë teatri por me lekë”

Por nga shkurti kur Asqeriu ishte kundër prishjes së Teatrit e deri më sot, ka patur një ndryshim të thellë. Këtë të premte, në një intervistë për Tiranapost, artisti ka dalë me një qëndrim diametralisht të kundërt.

Bujar Asqeriu është shprehur se është pro prishjes së Teatrit, duke thënë madje se në godinën ekzistuese i kanë vdekur shokët, e se dhe ai vetë mund të jetë sëmurë nga kushtet e papërshtatshme.

Bujar Asqeriu gjithashtu ka dalë kundër protestës që zhvillohet tashmë prej muajsh me qëllim ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

‘Nuk e mbështes protestën që bëhet tani. S’ka më sens! Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj. Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët. Ne duhet të merremi me të drejtat tona. Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, –shprehet Asqeriu.

Fjala e plotë e Asqeriut:

E prita me shumë emocion ditën e enjte kur parlamenti votoi për ligjin për Teatrin. Sigurisht thellë në vetëdijen time, e mendova që ai ligj do të aprovohej dhe më ra si bombë e m’u mbushën sytë me lot kur ai ligj kaloi në parlament, dhe nuk dua të mendoj e nuk dua që deputetët e maxhorancës të jenë pa integritet dhe të ngrenë kartonin me urdhër partie. Jo vetëm Majko, por unë prisja edhe disa deputete tjerë të ishin kundër këtij vendimi. Kjo nuk ndodhi dhe jemi para një fakti kur maxhoranca ka votuar për ligjin dhe mendova në moment që shefi opozitës, sipas mendimit tim gjithmonë, nuk kishte nevojë të bënte debat. Nëse ligji do të quhej antikushtetues shefi i opozitës mund të thoshte vetëm dy fjalë:

“Ju mund ta aprovoni këtë ligj që është antikushtetues, por nesër kur ne të vijmë në pushtet do të nxjerrim një ligj për ta ç’bërë ligjin tuaj, i cili është antikushtetues sipas nesh dhe çfarëdo që të ndërtohet sipas këtij ligji në territorin e Teatrit apo dhe në sipërfaqet përreth do të sekuestrohet sipas ligjit.”

Dhe mbaronte historia. Së dyti, unë jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën që bëhet tani. S’ka më sens!

Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Një pjesë thanë të shembet, një pjesë të qëndrojë dhe më ka ardhur keq jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kolegët e mi që po mundohen të zhbirojnë në jetët tona elemente biografikë. Kjo tregon një shkallë të ulët të civilizimit dhe cenimit të lirisë.

Zotëri ti s’më pengon mua që të kem një mendim sot dhe nesër të mos kem një tjetër. Zotëri ti s’më pengon mua që të mbaj mendimet të ngrira. Konkurrenca e argumenteve duhet të jetë prioritet dhe në këtë rast fiton mendimi pozitiv dhe më i përparuar.

Jam dakord dhe gjithmonë nëse qeveria do ma garantojë që brenda territorit të Teatrit nuk do ndërtohet asnjë kullë. Në rast se fiton me argumente gjithmonë mos shembja e Teatrit ai duhet të rikonstruktohet që nga themelet sepse nuk ka asnjë parametër që t’i qëndrojë e mund të zhvillohet aktivitet artistik. Këtë le ta thonë specialistët.

Kam shpresë vetëm tek arkitektët. Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj. Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët.

Ne duhet të merremi me të drejtat tona. Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua/g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY