Bruksel/ Rama-Hahn në konferencë për mediat: Puna për negociatat duhet të vazhdojë

Bruksel/ Rama-Hahn në konferencë për mediat: Puna për negociatat duhet të vazhdojë

111
0
Shares

Është zhvilluar sot një konferencë për shtyp mes Komisioneri të Zgjerimit Johannes Hahn dhe Edi Ramës ku është folur për negociatat dhe pritshmëritë që Hahn ka ndaj Shqipërise.

Duke folur në një konferencë me Ramën, Hahn është shprehur se ‘sa më shumë të bëhet aq më shumë do të jemi të përgatitur për negociatat’.Hahn tregon se për Shipqërinë po vazhdon të punohet për negociatat dhe çdo gjë varet nga vetë shteti shqiptar. Dhe nuk janë drejt finalizimit të tyre ashtu sic kryeministri për ditë me radhë ka propaganduar.

‘Ne do të jemi dhe në Tiranë do takohemi me kryeministrin Edi Rama, do të flasim me qeverinë dhe opozitën pasi është shumë e rëndësishme për shoqërinë, të arrijmë atë qëllim që i përket gjithë shoqërisë shqiptare, shprehet Hahn.

Pyetje: Z. Hahn çfarë biseduat me z. Rama? Çfarë prisni nga qeveria shqiptare?

Hahn: Para së gjithash të vazhdojë procesin e reformave sepse arsyeja pse pati kaq mbështetje nga vendet anëtare ishte se pati rezultate me procesin por duhet të vazhdojë, puna duhet të vazhdojë, sepse ne këtu kemi 35 kapituj dhe duhet të shikojmë sesi situata ligjore është në përputhje me BE.

Sa më shumë të bëhet aq më shumë do të jemi të përgatitur për negociatat zyrtare pra një punë që duhet bërë. Ne jemi si të them në fillim të të gjithë procesit dhe kjo është përcaktuar qartë nga këshilli dhe komisioni duhet të fillojë përgatitjet për negociatat dhe kjo ka ndodhur me të gjitha vendet anëtare në të kaluarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY