Lajm i fundit/3.4 mln eurot në Toyota, prokuroria nxjerr jashtë mediat ‘Ka...

Lajm i fundit/3.4 mln eurot në Toyota, prokuroria nxjerr jashtë mediat ‘Ka sekrete hetimore’

72
0
Shares

Ka nisur këtë paradite seanca për rivlerësimin e masës së dënimit për të pandehurit e arrestuar lidhur me sasinë prej rreth 3.4 mln euro, të sekuestruara në portin e Durrësit.

Seanca zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda.Prokurori ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbylursa sepse ka të dhëna sensitive, sekret hetimor. Përkundrazi, avokati i të arrestuarve ka kërkuar të jetë e hapur për median.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, para disa ditësh lidhur me të arrestuarit për gjetjen e rreth 3.4 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY