Sherri me Gentin/Jul Deda:Nuk ka ekzistuar urdhri “O me ne, o me...

Sherri me Gentin/Jul Deda:Nuk ka ekzistuar urdhri “O me ne, o me ata”, Genti nuk më foli vetë

109
0
Shares

Aktorët e njohur shqiptarë, Jul Deda dhe Gentian Zenelaj njihen për miqësinë që kanë patur prej vitesh, por mori fund me largimin e këtij të fundit nga 2XL. Pas rrëfimit të Gentit se gjithcka ndodhi për shkak të Albano Bogdos, aktori Deda ka vendosur të reagojë.

Në një intervistë për “Rreze Drite”, ai tha: “Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokalli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne, o me ata”.

Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë.

Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.”/ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY