Nuk kanë fund çudirat, hipoteka nuk i regjistron oborrin e shtëpisë qytetarit

Nuk kanë fund çudirat, hipoteka nuk i regjistron oborrin e shtëpisë qytetarit

125
0
Shares

Emisioni BOOM ka sjellë në vëmendje shqetësimin e zotit Pëllumb Nexhipi  banues në Fier. Ai ka një shtëpi 72 metra katror objekt banimi dhe 340 metra katror truall.

Këtë pronë ia ka blerë babait të tij në vitin 1996. Në atë kohë vetëm shtëpia ishte me dokumenta pronësie, ndërsa për pjesën e oborrit  u zhvillua një gjyq i cili vendosi se kjo hapësirë i takonte zotit Nexhipi pasi kishte me shumë se 20 vite që e kishte në përdorim. Në këto kushte  Pëllumbi i blen babait  shtëpinë me dokumentacionin e plotë.

Rajmonda Nexhipi: Unë kam një shtëpi në lagjen ’16 prilli’, 72 metra katror plus një truall 340 metra katror. Kjo shtëpi ka qenë e vjehrrit tim që në vitin 1957. Në vitin 1996, unë i blej shtëpitë e vjehrrit, i them i dua me dokumenta të rregullta, në truall dhe shtëpi. Në këtë kohë, vjehrri bën një gjyq me bashkinë dhe marrin vendim që njihet se kishin mbi 20 vjet që e përdornin, truallin 340 metra katror. Më vonë më duhej një kredi, e marr dhe aty i duhej pasuria ime. Në kartelë është shtëpia dhe trualli,  në vitin 2002. Më thonë trualli nuk të njihet se është me vendim të Gjykatës të ’96 dhe këto vendime nuk njihen. Nuk di si të veproj.

Ka rreth 3 vite që hipoteka e Fierit  nuk i regjistron tokën por  vetëm shtëpinë . Por çudia më e madhe është se në vitin 2002 ky institucion i ka dhënë një kartelë pasurie ku njihet oborri dhe shtëpia, ndërsa tani i njeh vetëm shtëpinë.

Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Ky është vërtetim fakti. Njohje pronësi, është pas hyrjes në fuqi të kodit civil. Pas nëntorit të 1994.

Gazetarja: Gjykata ia ka njohur këtë 340 metra. Ju pse s’e regjistroni?

Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Gjykata ia ka njohur në 1996. Atëherë ligji aktual neni 193, 195 i Kodit Civil thotë: Vendimet e gjykatës të dala pas nëntorit 1994 janë objekte vërtetim fakti dhe nuk regjistrohen në ZVRPP Fier.

Gazetarja: Çfarë duhet të bëjë zonja tani?

Zëdhënësja e ZVRPP Fier: T’i drejtohet organit kompetent për titullin e pronësisë.

Gazetarja: Kujt?

Zëdhënësja e ZVRPP Fier: Të kapi avokat zonja.

Përgjigjes se përse nuk ia regjistron oborrin  zonjes pasi ajo disponon edhe një vendim gjyqësor për këtë, i përgjigjet se  nuk njihen vendimet gjyqësore të vitit 1996. Zonja duhet të  marrë avokatë dhe të hapë përsëri gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY