Lajm i fundit/ Arrestohet punonjësi i policisë, u merrte para qytetarëve (Emri)

Lajm i fundit/ Arrestohet punonjësi i policisë, u merrte para qytetarëve (Emri)

129
0
Shares

Haki Dyli, caktuar me detyrë shërbimi në sigurinë e godinës së gjykatës nga Policia e Shtetit, është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Arrestimi ka ardhur si pasojë e depozitimit të kallëzimit të kryetares Znj. Joana Qeleshi.
Kallëzimi u krye nisur nga dyshimet se punonjësi i policisë Haki Dyli merrte para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa dijeninë e këtyre të fundit, duke u premtuar dhe mashtruar qytetarët mbi zgjidhjen në favor të tyre të çështjeve gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dënon me forcë çdo veprim të paligjshëm të kryer në dëm të qytetarëve dhe punonjësve të drejtësisë.

Gjykata i bën thirrje kujtdo të cilit mund t’i jetë premtuar apo kërkuar çfarëdolloj shpërblimi i paligjshëm në emër të gjyqtarëve, prokurorëve apo administratës gjyqësore, të paraqesë kallëzim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY