Kroacia në kulmin e lumturisë, kap finalen për herë të parë

Kroacia në kulmin e lumturisë, kap finalen për herë të parë

70
0
Shares

Mario Mandzukic shënoi golin e fitores për Kroacinë duke e dërguar Anglinë në shtëpi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Ballkanasit janë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën.

Në një ndeshje me plot emocion në stadiumin “Luzhniki”, Kroacia arriti të barazonte pasi ishte në disavantazh me 1 gol dhe më pas si eksperte e kohës shtesë, gjeti golin. I’u deshën 109 minuta që të merrte kryesimin. Në vazhdim, Anglia nuk ia mori dot.

Për tifozët anglezë, festa erdhi shumë shpejt. Vetëm 5 minuta lojë dhe goditje dënimi për “Tri Luanët”. Kierian Trippier harkoi topin bukur dhe e futi në rrjetë, duke mposhtur portierin Danijel Subasic. Në këtë botëror, kanë shënuar 9 gola nëpërmjet goditjeve standarde.

Para kësaj goditjeje dënimi, Anglia gjuajti 3 të tjera. Topi në asnjërën prej herëve nuk përfundoi në portë. Në 25 minutat e para u pa një Kroaci që e pati të vështirë të rrezikonte. Anglia u mbrojt mirë dhe krijoi panik me kundërsulme. Në minutat e fundit ballkanasit e shtuan ritmin dhe rrezikuan me Rebic e Modric. Megjithatë, si për yllin e Realit, ashtu edhe atë të Barçës, Ivan Rakitic, pritej më shumë.

Në pjesën e dytë, Anglia u pozicionua mirë në mbrojtje në nisje dhe kërcënoi me kundërsulme. Por Kroacia ndryshoi komplet pas minutës së 60 duke krijuar raste të rrezikshme. Kur në të 68’ erdhi goli i barazimit, kjo nuk përbëri habi.

Nga e djathta Vrsajko krosoi drejt zonës së rreptësisë, dhe aty Perisic me shpejtësi fluturimthi goditi duke realizuar duke fituar duelin me mbrojtësin anglez Kyle Ëalker dhe portierin Pickford.

Në të 71’, Perisic kishte shesin që të shënonte golin e dytë, por topi goditi shtyllën pas gjuajtjes së tij dhe shkoi te Rebic, që goditi sërish, por këtë herë dobët në duart e gardianit anglez.

Por në vazhdim, ballkanasit u bënë edhe më kërcënues duke vënë në vështirësi “Tri Luanët”. Por deri në fund, të dyja ekipet treguan kujdes dhe tashmë sfida shkon në shtesë

Kroacia e çoi një ndeshje të Kupës së Botës në fazën e eliminimit direkt në kohën shtesë. Kjo është hera e tretë radhazi. Ballkanasit u ndëshkuan shumë herët në ndeshje nga Anglia, por ditën të reagonin, madje iu afruan fitores në minutat e fundit.

Kroacia është ekipi i dytë që shkon në 3 takime radhazi në kohën shtesë në një botëror, pas Anglisë në kompeticionin e 1990. Pjesa e parë e kohës shtesë, u mbyll njësoj se pjesa e parë e kohës së rregullt. Ishte Anglia që dominoi, veçse përveç rastit të Stones, nuk pati asnjë shans tjetër për të shënuar. Ndërkohë që Kroacia mund të kishte festuar golin në shtesën e shtesës, nëse gardiani anglez Pickford nuk do të bënte një pritje shpëtimtare pas tentativës së Mandzukic.

Kroacia e gjeti golin me nisjen e pjesës së dytë të kohës shtesë. Perisic me kokë fitoi duelin me Trippier dhe e futi topin në zonë, ku Mandzukic i iku rivalit Stones dhe shënoi. Festë e çmendur në stadiumin “Luzhniki”.
Përveçse në disavantazh, Anglia mori një tjetër goditje. Trippier pati një tërheqje dhe në të 115 doli nga loja duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë. Trajneri Southgate i kishte bërë të 4 ndërrimet, kështu që nuk mund ta zëvendësonte./EDS/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY