FOTO/Edhe zyrtarisht, shqiptarët tifozë me kroatët kundër anglezëve

FOTO/Edhe zyrtarisht, shqiptarët tifozë me kroatët kundër anglezëve

136
0
Shares

Fitorja e kroatëve ndaj Anglisë sonte në Moskë me rezultatin 2-1 është përshëndetur nga Kryeministri Rama. Ky i fundit ka postuar një foto me Presidenten kroate Grabar Kitaroviq pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Të dy janë të lumtur dhe as Rama nuk rezervohet në gëzimin e tij për fitoren e ballkanikëve.

Kitaroviq nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi pasi po merr pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Por paradite Grabar Kitaroviq ka postuar një mesazh emocional në Facebook drejtuar skuadres kroate.

“Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”, ka thënë presidentja kroate në mesazhin drejtuar ‘Vatreni’ (të zjarrtëve) siç njihet ndryshe kombëtarja kroate.

Mesazhi i plotë:

Të zjarrit tonë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale.

https://www.facebook.com/KolindaGrabarKitarovic/videos/1762369140496704/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY